Shtatë ekspertë kanë mbërritur sot nga Italia dhe do të asistojnë Prokurorinë e Durrësit për hetimet e termetit, ku vdiqën 51 qytetarë.
Ekspertët italianë kanë ardhur në bazë të një marrëveshje të nënshkruar mes prokurorisë shqiptare dhe asaj italiane. Ata janë takuar fillimisht me Kryeprokurorin Oslian Çela e më pas do të shkojnë në Prokurorinë e Durrësit.
Burimet, thanë se në ekipin italian janë dhe 2 prokurorë, që kanë hetuar në Itali për pasojat e termetit që ra ne L’Aquila.
Sakaq në njoftimin zyrtar thuhet se “Prokurori i Pergjithshem z Olsian Çela ne kete moment po zhvillon nje takim me nje delegacion ekspertesh italian kryesuar nga dy prokurore, OPGJ si dhe inxhiniere. Ky takim eshte mundesuar nga PAMEKA. Tema e diskutimit eshte asistenca teknike per termetin”.
Në termetin tragjik të 26 nëntorit, u rrëzuan disa objekte në Durrës dhe Thumanë dhe për pasojë humbën jetën 51 njerëz të pafajshëm. Në dosjen hetimore të prokurorisë thuhet se shembja ka ardhur edhe si pasojë e ndërtimeve pa cilësi dhe mosmarrjes së masave nga termeti i parë i 21 shtatorit. Prokuroria e Durrësit në Dhjetor nxori 17 urdher-arreste për ndërtues dhe zyrtarë, por disa prej tyre u liruan nga gjykata dhe po hetohen në gjendje të lirë. /abcnews.al