Viktimat e të nxehtit, ndryshimet klimaterike dhe pasojat

schedule11:59 - 28 Korrik, 2018

schedule 11:59 - 28 Korrik, 2018

Temperaturat e larta kanë shënuar viktima dhe rekorde këtë verë. Por dhe kanë favorizuar zjarre, të cilat shkaktuan një tragjedi të vërtetë greke. Por a duhen fajësuar vetëm ndryshimet klimaterike për këtë?

Duke qenë në stinën e verës është normale që temperaturat të jenë të larta, por këtë verë janë regjistruar temperature rekord dhe në vende që nuk mendohej.

Britania e Madhe për shembull u përball me një valë të nxehti absurd si dhe me zjarre në pyje. Temperatura deri në 38 gradë celsius u regjistruan në Spanjë dhe në të gjithë Francën nga Parisi në Marsejë. Një klimë që u cilësua tropikale, e pasur me lagështirë si dhe e shoqëruar me stuhi. Një fenomen që preku veriun e Italisë për disa ditë me radhë.

Dhjetë ditët e fundit të Korrikut kanë sjellë reshje të dendura dhe temperatura të ulëta nga veriu e deri në jug të Italisë. Një nga zonat më të prekura nga përmbytjet është Puglia, ndërsa si pasojë e erërave të forta shumë pemë janë rrëzuar si dhe janë krijuar vatra zjarri në Sicili

Moti i keq nuk ka kursyer as qendrën e Italisë, ku shumë fluturime janë devijuar në Abruzo, ndërsa në Romë dhe Napoli janë regjistruar përmbytje. Në veri të vendit në Liguria më saktë janë regjistruar më shumë se 2 mijë rrufe, të cilat kanë provokuar dëme materiale dhe zjarre.

Në qendër dhe në jug të Italisë, stuhitë kanë ndikuar në uljen e ndjeshme të temperaturave. Kryeqyteti italian ka përjetuar një stuhi të fortë në orët e para të mëngjesit së të martës, e cila ka provokuar përmbytje të rrugëve, trafik të rënduar si dhe rënie pemësh. Përmbytje janë regjistruar dhe në Napoli.

Në Siçili janë evakuar banesa dhe qendra tregtare, ndërsa janë me dhjetëra rastet, kur është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të rënies së shtyllave të tensionit të lartë.

Japonia është përfshirë nga një valë të nxehti, ku temperaturat shënojnë deri në 40 gradë celsius. Deri tani bilanci flet për 80 viktima, mes të cilave dhe një fëmijë gjashtë vjeç. Ndërkohë me mijëra persona janë shtruar në spital.

Pas përmbytjeve që në fillim të muajit Korrik shkaktuan 200 viktima, Japonia tashmë po përballet me valën e të nxehtit. Autoritetet japoneze dhanë alarmin pasi temperaturat e shënuara në zonat në qendër kaluan mbi 40 gradë celsius. Në Kioto prej një jave temperaturat shënojnë mbi 38 gradë, një fenomen që nuk është regjistruar ndonjëherë, që kur kanë filluar të regjistrohen të dhënat nga viti 1880.

Vala e të nxehtit po vështirëson punën në zonën perëndimore të Japonisë, e cila u godit nga përmbytjet dhe ku 4500 persona rezultojnë të pastrehë.

Shqetësim ka dhe për Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio nga 24 Korriku deri në 9 Gusht të 2020-s. Kalendari i provave atletike, që nisi në 19 Korrik, ka caktuar orët e para të mëngjesti, pikërisht për shkak të temperaturave të larta. Por federate japoneze kërkon një orë dhe më të hershme se ora 7 e mëngjesit sipas asaj që raporton e përditshmja franceze Le Monde. Përveç atletëve, i nxehti mund të shkaktojë problem dhe në publik. Për të shmangur rreziqet, organizatorët do ët instalojnë një tendë të ndihmës së shpejtë në çdo zonë që do të përfshihet në strukturën e Lojërave Olimpike.

Por zjarret që përfshinë një pjesë të madhe të periferisë së Athinës kanë shkaktuar një tragjedi greke, me zjarrfikësit që arritën të vendosin situatën në kontroll vetëm pas dy ditësh. Viktimat janë me dhjetëra, ndërsa rreth 200 të plagosurit. Një bilanc që bëhet dhe më i frikshëm nëse mendohet se me dhjetëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Autoritet greke kanë nisur hetimet për të verifikuar origjinën e zjarrit, pasi mendohet se mund të ketë ndodhur zjarrvënie e qëllimshme.

Zjarret e para u përhapën mëngjesin e 23 korrikut në periferi të Athinës, përgjatë bregdetit, ku ndodhen rezorte të shumta turistike. Thatësira dhe erërat e forta kontribuan të martën për një përhapje më t ë gjerë duke djegur rreth 20 kilometër katrorë territor.

Një nga zjarret më të mëdha ishte ai në zonën e Mati-t, në lindje të kryeqytetit grek, zjarr që u neutralizua pasditen e së martës. Në zonë u gjetën trupat e shkrumbuar të 26 personave, fëmijë e të rritur. Ishin përpjekur të arratiseshin në det, por për shkak të tymit të dendur, dhe pamjes jo të qartë mbetën të bllokuar. Zjarrfikësit shpjeguan se i kishin gjetur trupat shumë pranë njëri-tjetrit. Ndoshta instiktivisht duke e ditur se do vdisnin ata janë përqafuar me njërin-tjetrin.

Në Rafinë e Kineta, qyteza të vogla në lindje dhe në perëndim të Athinës, zjarrfikësit kanë punuar me orë të tëra në përpjekje për të shuar vatrat e zjarrit. Ata kishin arritur ta bënin që të hënën, por një ditë më pas u krijuan vatra të tjera zjarri dhe u desh një ndërhyrje e re.

Në Mati, Rafina e Kineta janë ngritur qendra pritjeje të përkohshme ku ofrohet ushqim dhe ujë për qindra personat që kanë humbur shtëpitë e tyre si pasojë e zjarrit. Vetëm në Rafina vlerësohet se ndërtesat e shkatërruara apo të dëmtuara janë të paktën 1500.

Rojet bregdetare patrulluan me orë të tëra pranë bregdetit në kërkim të personave që duke iu alarguar zjarrit janë përpjekur të shpëtojnë duke u futur në det. Për dy ditë, rojet bregdetare kanë nxjerrë nga uji, për fat të mirë gjallë, rreth 700 persona.

Kryeminsitri i Greqisë, Alexis Tsipras, deklaroi tre ditë zie, duke e cilësuar si një tragjedi që nuk ka fjalë. Zjarret në këtë zonë janë një problem i vazhdueshëm në sezonin veror, por rrallë herë marrin përmasa të tilla dhe përhapen kaq shpejt.

Por rekorde të temperaturave të larta janë shënuar dhe në vende që nuk janë përgatitur për t’u përballur me një valë të nxehti.

Për herë të dytë brenda këtij viti e gjithë Skandinavia është prekur nga një valë jo normale të nxehti, me temperatura që shkojnë deri në 15 gradë mbi normalen. Kjo vjen si pasojë e rrymave të nxehta nga Afrika veriore. Ka disa ditë që temperatura maksimale shënon mbi 30 gradë, por në vende si qarku polar artik në Kevo, Finlandë dhe në Norvegjinë e sipërme janë shënuar temperatura deri në 17 gradë.

Në Stokholm, ku temperatura maksimale gjithnjë ka qenë deri në 22 gradë, tashmë është regjistruar një rekord prej 34 gradësh. Një fenomen i tillë është regjistruar në 9 Korrik të 85 viteve më parë, por ka zgjatur vetëm një ditë, ndërsa aktualisht po flitet për një javë të tërë me  temperatura maksimale. Për faktin se banorët në Skandinavi nuk janë mësuar me këto temperatura, në vend është shënuar një numër i lartë viktimash, sidomos mes të moshuarve si pasojë e të nxehtit. Ndërkohë autoritetet në vend bëjnë të ditur se janë rreth 80 vatra zjarri aktive në vend dhe për këtë i është kërkuar ndihmë komunitetin europian.

Por kapriçot e motit sjellin dhe stuhi, reshje e përmbytje. Autoritetet në Bullgari paralajmëruan Greqinë dhe Turqinë se mund të përballen me me përmbytje pas reshjeve të dendura që pritet të furnizojnë me ujë lumenjtë Arda dhe Maritsa.

Lajmi vjen ndërkohë që Greqia ende po përballet me pasojat e zjarreve tragjike që shkaktuan dhjetra viktima dhe të plagosur, e shumë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Lumi Arda mund të dalë nga shtrati në ditët e ardhshme për shkak të reshjeve që priten të ndodhin, deklaroi Ministria e Jashtme e Bullgarisë.

Lumi Arda mund t’i bashkohet lumit Maritsa në lindje të Greqisë në kufi me Turqinë. Autoritetet e Bullgarisë kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Një person humbi jetën të martën si pasojë e përmbytjeve në qytetin Teteven.

Sa kanë të bëjnë ndryshimet klimaterike me këtë që po ndodh në Europë dhe jo vetëm?

Me ringrohjen e planetit Tokë, ciklonet tropikale po krijohen gjithnjë e më larg Ekuadorit, duke shtyrë në këtë mënyrë rajone të reja në zonën e stuhive. Janë këto përfundimet e një analize me të dhëna të regjistruara që nga viti 1980 deri në 2014-n nga shkencëtarët e universitetit të Melburne në Australi. Në analizë vërtetohet se zgjerimi i tropikëve deri në 111 kilometra në një dekadë, ka shumë efekt me krijimin e ciklonëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!