Viktima tek Ura e Dajlanit ishte goditur nga dy mjete, Policia: U zhvendos nga makina e dytë

schedule23:21 - 26 Tetor, 2019

schedule 23:21 - 26 Tetor, 2019

Personi, qe u gjet i pajetë mbrëmë tek Ura e Dajlanit është aksidentuar nga dy mjete njëri pas tjetrit, teksa levizte me motor.

Në njoftimin e Policisë së Durrësit thuhet se më herët një autobus  tip ‘Skania’ ishte përplasur me një motor në autostradën Tiranë-Durrës, në Shkozet.

Për pasojë, mbeti viktime drejtuesi i motorit. Sipas Policisë, viktima 25 vjeç, me iniciale R.B,  pas autobusit u godit edhe nga një automjet tjetër, i cili e ka marrë trupin e të riut nga vendngjarja për ta hedhur në rrugë prane Urës së Dajlanit.

ABC News ka siguruar edhe videon ku tregohet momenti kur trupi i pajetë hidhet nga mjeti në rrugë tek ura e Dajlanit. Në trupin e te riut ka shenja dhune dhe dëmtime të tjera. Ndërsa motori i viktimës është gjetur në vendin e aksidentit,  poshtë autobusit që e aksidentoi.

Policia ka shoqëruar shoferin e autobusit për ta marrë në pyetje. Ndërsa vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. ABC NEWS 25/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!