Viktima më e vogël në moshë nga koronavirusi në Evropë, humb jetën 14-vjeçari portugez

schedule17:09 - 29 Mars, 2020

schedule 17:09 - 29 Mars, 2020

Një djalë 14-vjeçar nga Portugalia besohet të jetë një nga personat më të rinj në moshë që kanë ndërruar jetë si pasojë e koronavirusit në Evorpë. Adoleshenti nga Ovari, raportohet të ketë ndërruar jetë në orët e para të së dielës pasi u dërgua me urgjencë në spitalin Sao Sebastiao.

Thuhet se 14-vjeçar vuante nga psoriaza, por veç kësaj nuk ka pasur probleme të tjera madhore shëndeti. Lajmi për vdekjen e tij vjen shumë pak ditë pasi një 16-vjeçare franceze që quhej Julie Alliot ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit, shkruan abcnews.al

Edhe adoleshentja franceze nuk kishte pasur probleme të mëparshme shëndetësore. Si fillim ajo kishte pasur vetëm një kollë të lehtë dhe më pas gjendja e saj u përkeqësua.

Nuk dihet ende identiteti i adoleshentit portugez, ndërsa mediat raportojnë se mjekët vendosin të mos ta transferonin tek një spital pediatrik pasi ndodhej në gjendje të rëndë dhe nuk e dinin nëse mund ta përballonte udhëtimin.

Përpara këtij rasti tragjik, Alliot ishte viktima më e re në moshë nga koronavirusi në Evropë. /abcnews.al