Viktima e parë nga zjarret, humb jetën 64 vjeçari në Gjirokastër, në gjendje të rëndë bashkëshortja

schedule17:11 - 3 Gusht, 2021

schedule 17:11 - 3 Gusht, 2021

Një 60 vjeçar nga Gjirokastra është dhe viktima e parë e shënuar nga zjarret e ditëve të fundit në vendin tonë, ndërkohë bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se për shkak të flakëve të zjarrit është asfiksuar dhe ka humbur jetën 64 vjeçari Andrea Haxhiraj nga fshati “Asim Zenel” në Gjirokastër.

Sipas informacioneve mësohet se çifti i bashkëshortëve janë përpjekur që të shuajnë flakët e zjarrit, por fatkeqësisht kjo i ka kushtuar jetën 64 vjeçarit, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet në reanimacion në gjendje të rëndë.

Ndërkohë vetëm pak më parë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar në lidhje me riaktivizimin e vatrave të zjarrit në Lunxhëri ku bënte thirrje banorëve që të jenë bashkëpunues në rast evakuimi.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!