Viktima e 9 nga koronavirusi, e moshuara që vdiq te Infektivi erdhi pak ditë më parë nga Italia

schedule23:51 - 27 Mars, 2020

schedule 23:51 - 27 Mars, 2020

Zbardhen të tjera detaje për viktimën e nëntë nga koronavirusi në Shqipëri. Gazetari Elton Nika raporton për Abc News se bëhet fjalë për një të moshuar rreth 72 vjeç, nga fshati Poro i Vlorës, ndërsa në njoftimin zyrtar të ministrisë është thënë mosha gabim.

Sipas gazetarit, e moshuara e cila është viktima e parë në Vlorë, është kthyer para 14 ditësh nga Breshia në Itali, ndërsa ditën e martë ka shfaqur problemet e rënda.

Që prej kthimit nga vendi fqinj ajo ka qenë nën monitorimin e autoriteteve të shëndetësisë. Sakaq, mbrëmjen e martë është sjellë në Tiranë, pasi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Sipas deklaratës së ministrise së Shëndetësise, mësohet se gruaja, e cila vuante edhe nga hipertensioni, ishte e shtruar prej katër ditësh në spitalin infektiv në QSUT.

Dy ditët e fundit gjendja e saj ishte rënduar dhe po trajtohej në terapi intensive, por pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor nuk arriti të mbijetojë.

Në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 12 raste të reja me COVID-19. Ka shkuar keshtu  në 186 numri i personave të prekur në vendin tonë.

https://www.facebook.com/abcnews.al/videos/2615890502022291/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!