Vijon të jetë shqetësues bilanci në Britaninë e Madhe, 213 viktima të tjera nga Covid-19

schedule16:43 - 28 Maj, 2020

schedule 16:43 - 28 Maj, 2020

Bilanci i viktimave ditore në Britaninë e Madhe vijon të mbetet shqetësues. Brenda 24 orëve, vendi ishullor ka regjistruar 213 viktima të tjera nga koronavirusi.

Shërbimi Kombëtar Shëndetësor në Angli raportoi 185 viktima të tjera në spitalet e vendit, këtu nuk llogariten vdekjet që mund të kenë ndodhur në shtëpitë e kujdesit. Ndërsa, Skocia njoftoi 12 viktima të tjera, Uellsi 14 ndërsa në Irlandën Veriore ndërruan jetë vetëm dy persona.

Shifrat e fundit vijnë në një kohë kur në vend po raportohet për probleme madhore me sistemin e testimit dhe gjurmimit të Shërbimi Kombëtar Shëndetësor.

Kujtojmë këtu se Britania e Madhe është vendi i pestë në botë më i prekur nga koronavirusi i paraprirë nga SHBA, Brazili, Rusia dhe Spanja. /abcnews.al/