Vijon puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë/ Rama ndan pamjet: Një nga projektet më të rëndësishëm në vend

schedule11:25 - 27 Qershor, 2024

schedule 11:25 - 27 Qershor, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan- Qafë Thanë.

Përpos fotove të postuara në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shkruan se projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

“Vijon pa u ndalur puna në kantierin e aksit rrugor Elbasan-Qafë Thanë, faza III, me formimin e trupit të rrugës, ndërtimin e dy urave paralele në zonën e Murrashit si dhe ndërtimin e veprave të artit

I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë”, shkruan Rama.

/abcnews.al