Vijon projekti i zgjedhjes së administratorëve të pallateve

schedule14:58 - 4 Prill, 2018

schedule 14:58 - 4 Prill, 2018

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka nxitur qytetarët të zgjedhin administratorët e pallateve. Sipas Erion Velisë, ata ofrojnë zgjidhje për shumë probleme në komunitet, ndërkohë që janë edhe një mundësi punësimi për shumë persona.

Rreth 2800 mijë pallate në Tiranë kanë zgjedhur kryesitë për administrimin e mjediseve në bashkëpronësi, ndërsa 500 të tjere tashme kanë edhe administratorë. Kjo, sipas bashkisë, ka reduktuar që shume banorë t’i drejohen njësive administrative për të zgjidhur problemet që i shqetësojnë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e zgjedhur dhe grupin e Task-Forcës, ku vlerësoi se ky proces është edhe një mundësi e mirë për punesimin e një numri të konsiderueshëm personash

“Më jep kënaqësi fakti se qindra vetë i kanë gjetur punë vetes falë angazhimit të komunitetit. Janë punësuar njerëz, jo vetëm Task-Forca, por sa njerëz po punojnë si adminsitratorë, çojnë një rrogë në shtëpi, që më përpara ose mund të kishin dalë në pension të parakohshëm ose mund të ishin të paangazhuar”, shtoi ai.

Kreybashkiaku Veliaj gjithashtu vlerësoi vendimin e Këshillit Bashkiak për shtimin e tre lagjeve të reja në Tiranë.

“Do të thotë se do të duhet të bëjmë një buxhet specifik për këto lagje të reja. Në inventarin e bashkisë për zonën e Kasharit kemi 12 mijë vetë, por na rezulton nga censusi se aty jetojnë mbi 50 mijë, ndoshta edhe 80. Ama, kemi buxhetuar sikur të jenë 12 mijë. Kjo duhet rregulluar dhe krijimi i lagjeve të reja e realizon këtë. Na mundëson të kuptojmë sa banorë ju shërbejmë dhe si t’i ndajmë investimet për frymë”, deklaroi Veliaj.

Kryetari i bashkisë gjithashtu falenderoi administratorët e pallateve për kontributin e dhënë për fushatën e mbjelljeve në Tiranë dhe kërkoi mbështetjen e tyre për vijimin e aksionit deri në datën 22 Prill./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!