Një 26 vjeçar i shpallur në kërkim të kuadër të opeacionit Tempulli është vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Sipas policisë mësohet se i riu është arrestuar në lagjen “28 nëntori”. 26 vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga strukturat e DVP Tiranë./abcnews.al