Dinamika/ Plagosja e 31-vjeçarit, zbardhet motivi i konfliktit në Tiranë

schedule10:37 - 8 Qershor, 2025

schedule 10:37 - 8 Qershor, 2025

TIRANË- Detaje të reja dalin në dritë nga ngjarja e kësaj të diele, ku një 31-vjeçar u plagos me armë zjarri në zonën e Alliasit në kryeqytet.

Referuar burimeve, gazetarja e ABC News Bleona Sari raporton se i plagosuri dhe autori janë komshinj me njëri-tjetrin dhe më herët nuk kanë pasur konflikte.

Dyshohet se i plagosuri i ka ngacmuar bashkëshorten autorit.

Korado teodori, ka ruajtur për disa minuta Sandrino Bacin në banesë sapo ky i fundit ka dalë e ka ndjekur deri te rruga aty ku dhe debati ka nisur me tone të ashpra pasi i plagosuri ka mohuar që të ketë ngacmuar bashkëshorten e Korado Teodorit.

Por, pas disa minutash, ai e ka qëlluar me armë në pulpën e këmbës dy herë dhe më pas është larguar.

I plagosuri sapo ishte kthyer nga Italia, ndërkohë arma me të cilën është qëlluar ishte pistoletë, e cila ende nuk është gjetur.

Policia ka sekuestruar kamerat dhe po verifikon për vendndodhjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!