Një zjarr i madh ka përfshirë Pyllin e Sodës në Vlorë. Gazetari Elton Nika raporton se dyshohet se zjarri shumë pranë shinave të trenit është i qëllimshëm. Është një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe me bimësi, e cila është përfshirë nga flakët.
Ndërkohë, deri më tani kanë mbërritur dy zjarrfikëse, ndërkohë pritet të vijë dhe e treta.
Zjarri është duke avancuar me shpejtësi, dhe po rrezikon edhe banesat pranë zonës. /abcnews.al