Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të dominojnë në vendin tonë, duke sjellë mbizotërim të motit të kthjellët në një pjesë të mirë të territorit.
Po, ashtu temperaturat e larta do të vijojnë të jenë prezente si pasojë e masave ajrore nga kontinenti Afrikan që kanë përfshirë Shqipërinë.
Parashikohet që vonë pasdite të këtë grumbullim të vranësiravë në zonat veri-veriperëndimore por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten sërish në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 38°C.
Era do të fryje mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 – 3 balle.
Republika e Kosovës
Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore nga Afrika republika e Kosovës duke sjellë
mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e Kosovës por pas- mesditës dhe në vijim do të ketë kalim të vranësirave dhe lagështirës të lartë në ajër në shumë zona
të Kosovës duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë.
Maqedonia e Veriut
MV për-gjatë paradites paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta por orët e pasdites do të kenë kalime vranësirash në të gjithë MV, duke
krijuar mundësi për shira të izoluar në zona të thella malore në skajin verior.
Kjo situatë e motit të qëndrueshëm do të na shoqërojë në mbrëmje dhe gjatë natës.
Rajoni dhe Europa
Në dy skajet e Europës; përkatësisht në Gadishulli iberik si edhe brigjet e Egjeut dominante do të jenë kthjellimet dhe temperaturat e larta.
Ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në Spanje ndërsa me vranësira, rrebeshe shiu si edhe mini-stuhi ere dhe breshëri do te jenë; Ishujt Britanikë, Europa Qëndrore dhe gadishulli i Ballkanit.
/abcnews.al/