Mbeten edhe rreth 50 mijë vota për t’u numëruar në Georgia. Qe nga mëngjesi i sotëm, në këtë shtetet mbeten edhe 50 mijë vota për t’u numëruar sipas Walter Jones, zëdhënësit të zyrës së Sekretarit të Shtetit.
Sekretari i Shtetit i Georgia Brad Raffensperger pritet që të japë një përditësim të numërimit rreth orës 16:30. Alaska, Arizona, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvania janë gjithashtu shumë afër shpalljes së fituesit.
Në bazë të të dhënave të pasqyruara në The Guardian, në Georgia janë numëruar 99 për qind të votave, prej të cilave 49.6 për qind i ka marrë Donald Trump dhe 49.2 për qind, Joe Biden. s.b/abcnews.al/