Vijon ende numërimi i votave për Bashkinë e Stambollit

schedule15:29 - 2 Prill, 2019

schedule 15:29 - 2 Prill, 2019

Ende mbetet i paqartë emri që do të drejtojë bashkinë e Stambollit, në një kohë që kandidati nga radhët e AK-së, ish-kryeministri Binali Yildirim denoncon numrin e lartë të votave të pavlefshme.

Mediat turke raportojnë se po vijon ende numërimi i votave për garën për kryebashkiakun e Stambollit. Një ditë më parë Binali Yildirim, kandidati për kryebashkiak të Stambollit nga radhët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, u shpreh për agjencinë turke të lajmeve “Anadol” se votat e pavlefshme në zgjedhjet e së dielës, gjithsej 319.500, dhjetëfish tejkalojnë diferencën e votave, duke shtuar se rivali i tij Ekrem Imamoğlu nga opozita Partia Republikane Popullore, aktualisht, diç duket, ka 25.000 vota më shumë.

Ai theksoi se janë gjithsej 31.136 kuti votimi. Nëse një votë është plotësuar me parregullsi në çdo kuti të votimit, këto janë 31.136,  që është më shumë se diferenca këmbënguli Yildirim. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë banorët e Stambollit, duke theksuar se Komisioni i Lartë Zgjedhor i Turqisë do të duhet të thotë fjalën e fundit.

Të dhënat paraprake dëshmojnë se në zgjedhjet e së dielës kryeson partia turke në pushtet me 16 qytete të mëdha dhe 24 qytete tjera të fituara nga kandidatët e partisë AK së presidentit Erdogan.

Miliona qytetarë të Turqisë votuan në zgjedhjet e së dielës për të zgjedhur kryetarët e rinj të komunave në Turqi, anëtarët e këshillave të qyteteve, përfaqësuesit e njësive më të vogla administrative, si dhe anëtarët e këshillave komunalë për pesë vitet e ardhshme./abcnews.al