35 kandidatë fitues në zgjedhjet e 11 majit morën këtë të premte mandatin e deputetit.
Komisioni qëndror i zgjedhjeve vulosi rezultatin edhe për qarqet e Beratit, Dibrës, Vlorës dhe Shkodrës, duke përmbyllur kështu edhe sagën e ankimeve për parregullsi apo pavlefshmëri.
Vendimi i Komisionit Qëndror të ZGjedhjeve vjen pasi Kolegji Zgjedhor rrezoi paditë e Partisë Demokratike për pavlefshmëri të votimeve në këto 4 qarqe, duke e cilësuar të pabazuar në ligj dhe në prova pasi asnjë nga pretendimet e tyre nuk fakton se ka patur parregullsi gjatë procesit të votimit.
Vendimi i kësaj të premteje, i kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, e con në 8 numrin e qarqeve të certifikuara pasi të mërkurën u shpërndanë mandatet edhe për 24 kandidatët fitues në qarqet Kukës, Lezhë, Korçë dhe Gjirokastër.
Ndërkohë mbeten edhe 4 qarqe për tu certifikuar. Verifikimi I fleteve të votimit në Elbasan dhe rinumerimi në Tiranë faktoi se nuk kemi të bejmë me gjë tjetër vecse gabime njërëzore.
Por demokratët nuk heqin dorë nga pretendimet për “farse elektorale”, duke konfirmuar se do të ankohen edhe në Kolegj Zgjedhor, edhe pse dergimi në gjykatë, nuk ka më asnjë lidhje me procesin zgjedhor, pasi edhe rinumerimi nuk solli asnjë ndryshim në mandat apo rezultat.