Vijojnë tërmetet në Korçë, një pjesë e banorëve sistemohen në shkollën e Floqit

schedule10:35 - 4 Qershor, 2019

schedule 10:35 - 4 Qershor, 2019

Pjesa më e madhe e familjeve të dëmtuara nga tërmetet në zonën e Floqit janë zhvendosur nga çadrat, në shkollën e fshatit dhe në dy qendra sociale në Korçë. Ata kërkojnë rindërtimin e shtëpive, ashtu siç u premtoi kryeministri Edi Rama.

Disa prej banorëve të zonës së Floqit janë zhvendosur nga çadrat në ambientet e shkollës së fshatit dhe në dy qendra sociale të Korçës. Janë të kënaqur me kushtet e ofruara aty, por mendjen e kanë tek shtëpia e shembur nga lëkundjet e forta sizmike.

Kurse pjesa tjetër e banorëve ndodhen ende në çadra. Furnizimi me ushqime  nuk u ka munguar, por presin që shtëpitë e tyre të rindërtohen sa më shpejt.  Familjet që u është dëmtuar më pak banesa janë kthyer në shtëpi. Lëkundjet në Korçë ende vazhdojnë, por bilanci i dëmeve mbetet i njëjtë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!