Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, sirenat e alarmit dëgjohen në të gjithë rajonin e Mykolaiv

schedule09:54 - 2 Korrik, 2022

schedule 09:54 - 2 Korrik, 2022

Vazhdojnë shpërthimet e fuqishme në Ukrainë, edhe gjatë natës së kaluar. Shpërthime të shumra janë dëgjuar në qytetin ukrainas të Mykolaiv, sipas kryebashkiakut të qytetit, shkruan The Guardian.

“Ka shpërthime të fuqishme në qytet! Qëndroni në vendstrehime!”, shkroi në Telegram Oleksandr Senkevich.

Sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan në të gjithë rajonin e Mykolaiv para shpërthimeve. Sakaq, Presidenti i vendit Zelensky tha situata në rajonin e Donbasit mbetet “më e vështira”. Tetë persona të tjerë janë vrarë pas një sulmi me raketa ruse në një ndërtesë banimi në qytetin Mykolaiv të mërkurën, sipas zyrtarëve lokalë.

Të paktën 21 persona humbën jetën pas një sulmi me raketa ruse në zonat e banuara në Odesa.

/abcnews.al