Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë regjistruar 72 raste të reja me koronavirus. Kështu, numri total i të infektuarve rritet në 2,402. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se dy persona kishin humbur jetën ndërsa 38 të tjerë e kanë fituar betejën me Covid-19.
Ndërkohë, njoftohet po ashtu se në spitalin “Infektiv” vijon të ketë shtrime. Aktualisht në këtë shërbim po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Sa i përket rasteve të e reja, ato u konfirmuan: 19 në Tiranë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Shkodër, Durrës, Pukë, nga 4 raste në Sarandë dhe Vlorë, nga 3 raste në Fier, Lushnje, 2 në Lezhë, dhe nga 1 rast në Korçë, Elbasan, Has, Kavajë.
Ende të sëmurë me Covid-19 në vend mbeten 963 persona.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48
Lezhë 33
Korçë 26
Kukës 15
Elbasan 12
Gjirokastër 7
Berat 5 /abcnews.al/