Tre punonjës të zyrës së Urbanistikës në Vlorë janë vënë në pranga pasi dyshohet që të kenë shpërdoruar detyrën. Njoftohet se në pranga janë vënë R. H., 33 vjeç, K. M., 32 vjeç dhe S. A., 35 vjeçe.
Tre të arrestuarit dyshohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke miratuar praktikën për dhënien e një leje ndërtimi jashtë kritereve ligjore, në favor të A. I., i cili ka vijuar ndërtimin e objektit jashtë kushteve teknike të lejes së ndërtimit. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht edhe A. I., 38 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, në ngarkim të shtetasit S. C., 64 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, pasi ka ndërtuar pa leje në një objekt, në fshatin Borsh, Himarë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al/