Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Vidhte motomjete, pranga 19-vjeçarit në Sarandë

schedule14:09 - 12 Shkurt, 2025

schedule 14:09 - 12 Shkurt, 2025

Sarandë/Ndalohet 19-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Focus”, për vjedhje motomjetesh.

Si rezultat i intensifikimit të kërkimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë lokalizuan dhe kapën shtetasin E. V., 19 vjeç, i shpallur në kërkim, si njëri nga autorët e dyshuar të vjedhjes së 4 motomjeteve në qytetin e Sarandës.

Ky shtetas ishte pjesë e grupit të goditur në kuadër të operacionit policor të koduar “Focus”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë, për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Gjatë operacionit, u ndaluan 2 bashkëpunëtorët e 19-vjeçarit, si dhe u sekuestruan 2 motomjete të vjedhura.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!