Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kryenin vjedhje të ndryshme, dy të arrestuar në Tiranë

schedule10:37 - 7 Dhjetor, 2025

schedule 10:37 - 7 Dhjetor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të dyshuar për një seri vjedhjesh në automjete dhe një subjekt tregtar.

Në pranga ra Geraldo Zeneli, 34 vjeç, i cili akuzohet se gjatë muajve korrik, tetor dhe nëntor 2025 ka vjedhur materiale dhe sende me vlerë nga 5 automjete dhe 1 subjekt, pasi kishte thyer xhamat e tyre në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Policia thotë se Zeneli dyshohet gjithashtu për vjedhjen e 2 biçikletave, më 20 dhe 29 nëntor 2025.

Po ashtu, u arrestua Gëzim Cani, 48 vjeç, i cili akuzohet se blinte nga Zeneli materialet e vjedhura. Gjatë kontrollit në banesën e 48-vjeçarit, shërbimet policore sekuestruan një sërë sendesh të dyshuara si të vjedhura.

Hetimet vijojnë, pasi dyshohet se 34-vjeçari mund të jetë i përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!