Vidhet gjatë natës katedralja në qendër të Korçës

schedule09:54 - 3 Shtator, 2018

schedule 09:54 - 3 Shtator, 2018

Është vjedhur gjatë natës Katedralja e qytetit të Korçës, e cila ndodhet në qendër. Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e Katedrales dhe kanë dëmtuar ambjentet e brendshme dhe  kanë vjedhur paratë e arkës.

Është e treta herë brenda një kohë të shkurtër që Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në qendër të Korçës sulmohet nga hajdutët.

Ata kanë hyrë në Katedrale gjatë ditës dhe kanë qëndruar të fshehur derisa objekti është mbyllur dhe kujdestari është larguar, thotë At Ilia Kotnani.

Më pas kanë thyer dhe dëmtuar dy prej arkave ku grumbullohen të hollat e besimtarëve, duke përvetësuar një shumë prej 20 mijë lekësh të reja nga paratë që Mitropolia destinon për mensën e të varfërve.

At Ilia Kotnani: “Për neve nuk vlen shumë ana materiale siç e llogarisni ju. Për neve vlen ana morale, e njerëzve që kryej akte vjedhje ndaj një objekti të shenjtë të kultit.”

Më tepër se vlerat monetare, kleriku ortodoks ngre shqetësimin e rasteve të shumta të dhunimit dhe dëmtimit ndër vite të objekteve të kultit të të gjitha besimeve.

Edhe pse Katedralja ka masa të larta sigurie, duke përfshirë edhe kamerat, policia nuk ka mundur të gjejë autorët edhe pse vjedhjet kanë ndodhur në qendër të qytetit.

“Mitropolia e Shenjtë është tepër e shqetësuar sepse në periudha të ndryshme vala e vjedhjeve, grabitjeve, dhunimeve vazhdon të ndjehet edhe sot.”

Pas ngjarjes, policia lokale njoftoi po vijon hetimet për identifikimin e autorëve të grabitjes së Katedrales, të cilët dyshohen të jenë endacakë, të cilët hyjnë nëpër kisha si besimtarë dhe dalin si hajdutë. Tre ditë më parë, në Zvirinë u vodhën të treja kishat e fshatit, ngjarje që vazhdon të mbetet pa autorë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!