Videoja që zemëroi rrjetin, procedohet personi që tërhoqi zvarrë qenin me makinë

schedule16:55 - 9 Gusht, 2022

schedule 16:55 - 9 Gusht, 2022

Shpëtim Hajrulla është personi që tërhoqi zvarrë një qen me makinë.

Lexo edhe: Pamje të rënda, shoferi lidh qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë në Vlorë

Ai është proceduar penalisht, pasi pamjet e rënda u publikuan në rrjetet sociale.

Ngjarja e rëndë u regjistruar rrugës së Vlorës, teksa shihet se mjeti me targa VL 7183 C e tërheq zvarrë qeniin që shfaqet duke u përpëlitur.

Reagim i Komisariatit të Policisë Vlorë

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, e filmuar në rrethrrotullimin e Babicës, në bypass-in e Vlorës, ku shfaqet një drejtues automjeti që tërhiqte një kafshë shtëpiake me automjetin e tij, ju sqarojmë se:

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në pamjet filmike, por dhe nga telefonatat e adresuara nga qytetarë të ndryshëm, në sallën operative të DVP Vlorë, u bë identifikimi dhe shoqërimi në ambientet e Policisë, i shtetasit Sh. H., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.

Gjithashtu, ky shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore, me masë administrative 62.000 lekë të rinj, në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, për shkeljen e neneve 15, 191, 79 dhe 182.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!