Pamje të rënda, shoferi lidh qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë në Vlorë

schedule16:04 - 9 Gusht, 2022

schedule 16:04 - 9 Gusht, 2022

Pamje të rënda dhe njëkohësisht të trishta vijnë nga Vlora, ku një person ka lidhur qenin pas makine dhe e tërheq zvarrë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rrugës së Vlorës, teksa shihet se mjeti me targa VL 7183 C e tërheq zvarrë dhe qeni shfaqet duke u përpëlitur.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Në raste të përsëritura autoritet, kanë reaguar duke arrestuar autorët, por në këtë rast ende nuk ka pasur një veprim të tillë.

/abcnews.al/