VIDEO+FOTO/ Makina shpërthen në flakë në Berat, dyshimet e para

schedule19:16 - 17 Mars, 2023

schedule 19:16 - 17 Mars, 2023

BERAT- Një automjet tip “Volswagen Polo” është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke krijuar frikë dhe panik në qendër të qytetit të Berati. Në momentin që mjeti u përfshi nga flakët në këtë aks kanë qenë duke qarkulluar shumë mjete të tjera, të cilat kanë ndaluar dhe kanë njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Forca të shumta zjarrfikësish kanë mbërritur në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre është bërë e mundur nxjerrja pa lëndime nga mjeti e drejtuesit të tij, që ishte i vetëm në makinë në momentin e zjarrit.

Disa minuta më vonë janë lokalizuar flakët dhe është shuar zjarri, ndërkohë që qarkullimi në këtë zonë është paralizuar deri në shuarjen e plotë të flakëve të zjarrit në mjet.

Burime nga Reparti i Shpëtimit nga Zjarri Berat pohojnë se po punohet për zbulimin e shkaqeve të zjarrit të papritur në mjetin tip Volswagen, që paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të një defekti elektrik.