Katër anëtarë të një familje mbetën të plagosur pas një aksidenti që ndodhi në Bradashesh të Elbasanit pasditen e së hënës. Bëhet fjalë për dy prindërit, Matilda dhe Marjus Çela si dhe dy fëmijët e mitur Ergi dhe Marvi.
Familja Çela po udhëtonte me një automjet tip “Opel” në momentin që u përplas me një “Benz”. Të katër anëtarët e familjes pësuan lëndime për shkak të tronditjeve të forta.
Raportohet se ata ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën. Abcnews.al ka siguruar fotot e aksidentit ku duken qartë dëmtimet që kanë pësuar dy makinat.
“Opeli” me të cilin udhëtonin katër familjarët ka pësuar dëmtime të shumta në krahun e majtë të saj.
Policia po vazhdon punën për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes./abcnews.al