Video/Aksidentohet eskorta e Kryeministrit, ja emrat

schedule15:52 - 27 Nëntor, 2017

schedule 15:52 - 27 Nëntor, 2017

Një aksident ku u përfshinë edhe dy mjete, pjesë e eskortës së kryeministrit Edi Rama, ka ndodhur në Korçë. Nga përplasja e 4 mjeteve mbetën të plagosur tre gardistë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara dhe lagështira në rrugë.

Dy makina të Gardës së Republikës, pjesë e eskortës së kryeministrit Rama, që udhetonte drejt Korçs, janë aksidentuar.
Për pasojë, tre persona kanë mbetur të plagosur, por raportohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e para rezulton se në aksident janë përfshirë 4 automjete, ku dy janë të eskortës së Kryeministrit, një mjet tip “Volksvagen” dhe një “Range Rover”.
Si pasojë e përplasjes u dëmtuan tre punonjës të Gardës, dy prej të cilëve po marrin mjekim në spitalin e Korçës, ndërsa një prej tyre, Ervin Musaj, u transportua me helikopter për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas njoftimit të policisë, mjeti tip Woslwagen udhëtontë në krah të kundërt me eskortën.
Duke mos respektuar largësinë dhe për shkak të shpejtësisë e lagështisë në rrugë, ka goditur makinën tip “Range Rover” që udhëtonte para tij dhe uli shpejtësinë, e më pas makinën e 4-rt në radhë të eskortës, e cila doli nga rruga.
U dëmtua më lehtë edhe një mjeti tip Mitsubishi që ishte pjesë e eskortës. Policia njoftoi se vuri në pranga drejtuesin e mjetit tip Woslwagen, Spiro Naci.
Eskorta e kryeministrit Rama udhëtonte drejt Korçës, ku do të zhvillohej mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës./abcnews.al

 

https://youtu.be/5TzH6VOkQuQ

 

 

Foto nga aksidenti: