Situata me zjarret në Lezhë vazhdon të mbetet shqetësuese. Vështirësia e terrenit dhe pamundësia e zjarrfikësve për të ndërhyrë dhe për të shuar flakët në malin e Shëngjinit, ka bërë që të ndërhyhet nga ajri me helikopter.
Pasditen e sotme është angazhuar edhe helikopteri për shuarjen e flakëve.
Zjarri në këtë zonë vijon prej tre ditësh.