VIDEO/ Zjarri në Berat, nxirret një trup pajetë, vijojnë kërkimet për dy të tjerët

schedule10:15 - 8 Mars, 2021

schedule 10:15 - 8 Mars, 2021

Forcat zjarrfikëse kanë mundur të futen në shtëpinë e djegur në Berat duke nxjerrë trupin pa jetë të Jovan Vangjelit, i cili humbi jetën pas zjarri të rënë pak pas mesnatës së djeshme në Berat.

Abcneës.al ka siguruar pamjet e operacionit të forcave zjarrfikëse, ndërsa vijon puna për gjetjen e dy trupave të tjerë që dyshohet se kanë qenë në shtëpi në momentin e rënies së zjarrit.

Vëllai i viktimës theksoi për ABC se nuk kanë ende dijeni se si mund të jetë shkaktuar zjarri në banesë, ndërsa dyshojnë tek një rezistencë për ngrohje që mbahej ndezur nga banorët.

“Jemi njoftuar se zjarri ka rënë pak pas mesnate. Këtu e kemi gjetur vetëm flakë. Na thanë që brenda në banesës kanë qenë tre veta, Jovani, Mateo dhe një shoku i Mateos. Kishin një rezistencë që gatuanin. Dyshoj që mund të jetë shkaktuar nga ajo rezistenca”, shprehet ai. /abcnews.al