Një azil në Tiranë u përfshi nga flakët. Në pamjet e publikuara shihet edhe momenti kur shpëtohen të moshuarit, nga policia.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet. Sipas policisë të lënduar ishin katër të moshuar të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në ndihmë të moshuarve të një azili, të cilët kishin mbetur të bllokuar, pasi kishte rënë zjarr. Më datë 05.10.2024, rreth orës 00:15, Policia ka marrë njoftim se në një azil në rrugën “Ali Visha”, kishte rënë zjarr dhe të moshuarit që akomodohen në ambientet e azilit, kishin mbetur të bllokuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe në bashkëpunim me shërbimin zjarrfikës, kanë evakuuar banorët dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore 4 të moshuar, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në reagimin e policia.
/abcnews.al/