Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Zjarret përfshijnë jugun e Turqisë, evakuohen mbi 200 persona

schedule19:54 - 29 Korrik, 2026

schedule 19:54 - 29 Korrik, 2026

Zjarrfikësit në Turqi po vazhdojnë betejën me flakët që kanë përfshirë disa zona pyjore në jug dhe perëndim të vendit, ndërsa erërat e forta po vështirësojnë përpjekjet për vënien e zjarreve nën kontroll.

Në provincën Mugla, një nga zonat më të frekuentuara turistike, autoritetet kanë angazhuar pesë aeroplanë, 18 helikopterë, mbi 90 automjete zjarrfikëse dhe qindra efektivë për të shuar flakët.

“Po punojmë pa u lodhur për ta vënë zjarrin nën kontroll të plotë”, njoftoi Ministria e Bujqësisë dhe Pylltarisë e Turqisë në platformën X, duke publikuar edhe një fotografi të një helikopteri që operonte mes tymit të dendur.



Si pasojë e situatës, autostrada që lidh Antalian me qytetin bregdetar të Fethiye është mbyllur për qarkullimin për shkak të tymit të dendur, ndërsa autoritetet kanë ndaluar edhe qasjen në vendin arkeologjik të malit Olimp.

Zjarri, i cili nisi në një zonë rurale dhe më pas u përhap në pyll, detyroi autoritetet të evakuojnë 202 persona, si dhe pacientët e një spitali lokal, për arsye sigurie.

Ndërkohë, një vatër tjetër zjarri shpërtheu pasditen në rajonin pyjor të Balikesir, në Turqinë perëndimore, përgjatë rrugës që lidh Izmirin me Dardanelet.
Autoritetet vijojnë operacionet për izolimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në zona të banuara.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!