Një zjarr masiv përfshiu pyjet në fshatin Shtiqne të njësisë administrative Malzi e Kukësit në një sipërfaqe prej dy hektarësh. Zjarri u shkaktua nga një shkëndije elektrike pas këputjes së fiderit të tensionit të larte 110 kilovat Kukës-Fushë Arrëz.
Me shfaqjen e kësaj vatre pas mesnate u angazhuan shërbimi zjarrfikës dhe pyjor i Bashkisë Kukës të mbështetur dhe nga banorët e njësisë administrative Malzi, të cilët po punojnë për shuarjen e zjarrit.
Flakët janë lokalizuar dhe zjarri është pothuajse drejt shuarjes së plotë. Në vendngjarje janë edhe punonjës të OST, të cilët po riparojnë edhe linjën e dëmtuar./abcnews.al