Zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një magazinë në fshatin Drenovë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në orët e pasdites, teksa ende nuk dihen shkaqet.
Mësohet se ka dhe banesa përreth vendit ku ka rënë zjarri.
Forcat e zjarrfikëses kanë mbërritur në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave./abcnews.al