Video/Zjarr në një banesë në Shijak, digjet kryefamiljari

schedule09:45 - 22 Janar, 2018

schedule 09:45 - 22 Janar, 2018

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në Shijak. Sipas policisë zjarri është shkaktuar nga pakujdesia dhe për pasojë kryefamiljari 70 vjeç është djegur. Ai ndodhet në gjendje të rënde në spitalin e Traumës në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al