GJIROKASTËR- Ndërhyrja në kohë e repartit zjarrfikës ka evituar përfshirjen nga flaket të Metropolisë, kult fetar ortodoks, që ndodhet Pazarin e Vjetër të Gjirokastrës.
Kane qene banoret e zonës të cilët kanë dhënë alarmin pasi edhe vetë mund të ishin të rrezikuar si shkak i infrastrukturës që ka zona karakteristike Gjirokastrës.
Nga të dhënat paraprake mësohet se zjarri ka rënë ne vendin ku ndizen qirinjtë nga besimtarët.
Nga zjarri është djegur vendi i lutjeve, disa libra të vjetër fetarë si vendi ku ndizen qirinjte.
Metropolia është e gjitha e ndërtuar në dru dhe rast vonese në ndërhyrje dëmet mund të ishin kolosale.