Një vatër zjarri është regjistruar në orët e pasdites dhe mbrëmjes të së hënës në fshatrat Bashaj dhe Velçë të Selenicës.
Sipas informacioneve, janë djegur një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre në zonë.
Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse është e vështirë për shkak të terrenit të thyer./abcnews.al