VIDEO/ Zhbllokohet Teuta-Shamrock, nis festa irlandeze në “Elbasan Arena”

schedule20:21 - 12 Gusht, 2021

schedule 20:21 - 12 Gusht, 2021

Teuta po luan në “Elbasan Arena” ndaj Shamrock Rovers, takimi i kthimit i raundit të tretë në Conference League. Kampionët e Irlandës fituan 1-0 sfidën e luajtur një javë më parë në shtëpi.

Djemtë e Edi Martinit e kanë nisur keq ndeshjen, dhe e shohin vetën në disavantazh në minutën e 20-të. Rory Gaffney u nis bukur në krahun e majtë, me Aleksin që nuk ia doli ta frenojë.

Lojtari irlandëz u fut në zonë dhe mposhti portierin Frashëri, duke i dhuruar avantazhin Shamrock Rovers, që është shumë afër kualifikimi në fazën “play-off”. /abcnews.al