VIDEO/ Zhbllokohet Inter-Atalanta, një mbrojtës nis festën zikaltër

schedule21:59 - 8 Mars, 2021

schedule 21:59 - 8 Mars, 2021

Zhbllokohet ndeshja Inter-Atalanta. Pjesa e parë përfundoi pa gola, teksa zikatrit e Antonio Contes kanë kaluar në avantazh në minutën e 54-t.

Autori i golit Milan Skriniar. Mbrojtësi sllovak përfitoi nga një rrëmujë në zonën kundërshtare dhe dërgoi topin pas krahëve të portierit Gollini.

Avantazh i rëndësishëm për Interin, që po përballet me një nga ekipet më të forta dhe të rrezikshme të Serie A. /abcnews.al