Publikohen pamjet e arrestimit të Artan Tafanit, i cili kërkohej për grabitjen e 40 mijë eurove në zonën e Astirit. Tafani është arrestuar nga policia e Lushnjës, ndërsa në momentin e ndërhyrjes ai ka pasur edhe një tentativë për t’u larguar.
Dëshmia e tij pas arrestimit zbërtheu ngjarjet kriminale të Laert Haxhiut mes tyre 6 vrasje, 5 raste të shpërthimeve me eksploziv, 2 vjedhje me dhunë, 3 rasteve të sigurimit të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe 1 rast të kanosjes së punonjësve të policise.
Nga dëshmia e 39 vjeçarit Tafani, është faktuar se ata ishin vrasësit e Çajup Selimin, Fridman Xhaferajn, Alban Semakun dhe Albi Bashaliun. Ndërsa në Greqi, janë vrarë Lulzim Qorri dhe Dikens Halili, të ndodhura në 2018 dhe në 2021.