VIDEO/ Zbardhet djegia e qëllimshme e automjetit në Vlorë, momenti kur 17-vjeçari i vuri flakën makinës

schedule14:01 - 13 Gusht, 2024

schedule 14:01 - 13 Gusht, 2024

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti, kryer një javë më parë, në lagjen “Lirim”. Nga pamjet e kamerave të sigurisë vihet re momenti kur një 17-vjeçar i vë flakën ‘Benzit’ dhe largohet.

Për shkak të moshës, ai po procedohet në gjendje të lirë. Ndërsa, policia po punon për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ras

Njoftimi i Policisë: 

Procedohet në gjendje të lirë, për shkak të moshës, autori i dyshuar, një shtetas 17 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin në këtë krim.

Si rezultat i informacioneve dhe provave të siguruara gjatë një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, u mundësua zbardhja e djegies së qëllimshme të automjetit tip “Benz”, në përdorim nga shtetasi 19 vjeç, kryer në lagjen “Lirim”, mbrëmjen e datës 05.08.2024.

Në përfundim të veprimeve hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shkak të moshës, për autorin e dyshuar të rastit, shtetasin 17 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast, të cilët dyshohet se kanë nxitur 17-vjeçarin për të djegur këtë automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!