VIDEO | Zapata nuk kopjon Ilicic, festë zikaltër në San Siro

schedule19:26 - 1 Tetor, 2019

schedule 19:26 - 1 Tetor, 2019

Atalanta konfirmon formën fantastike edhe në Champions. Ekipi i Gasperinit ka arritur të zhbllokojë sfidën përballë ukrainasve të Shakhtarit.

Dueli po zhvillohet në stadiumin San Siro të Milanos, aty ku kanë zbarkuar ultrasit bergamaskë. Josip Ilicic pati një mundësi të artë për të kaluar Atalantën në avantazh, por dështoi të shënonte nga pika e penalltisë në minutën e 16-të.

Pyatov grushtoi goditjen e sllovenit, por nuk mundi të bënte asgjë 12 minuta më vonë. Vendasit nuk u demoralizuan dhe vazhduan të luanin futbollin e tyre klasik. Një krosim i bukur i Hateboer solli golin e Duvan Zapatës.

Bomberi kolumbian përfitoi nga një dalje e pasigurt e portierit mik dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë. Kjo është një ndeshje thelbësore për Atalantën, që u mposht në sfidën e parë kundër Dinamo Zagreb me rezultatin 4-0. /abcnews.al