Manchester City dhe Chelsea janë gati për finalen e Champions League. Dy ekipet angleze do të përplasen mes tyre nesër në mbrëmje (21:00). “Cityzens” do tentojnë trofeun për herë të parë në histori, shije që “Chelsea e ka provuar në vitin 2012 për herë të parë dhe të vetme.
Stërvitja e sotme nuk ka shkuar mirë për ekipin e Pep Guardiolës. Ilkay Gundogan, i cili ka zhvilluar një sezon perfekt deri tani, ka dalë duke çaluar nga seanca stërvitore. Një përplasje me Fernandinhon e ka dëmtuar. Aktivizimi i tij në finale është në dyshim.
https://streamable.com/y118xy
Ndërkohë, në kampin rival ka atmosferë shumë pozitive. Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel ka vendosur të ç’tensionojë situatën, duke tentuar të heqë presionin nga djemtë e tij.
Tekniku gjerman ka krijuar momente ilariteti duke imituar gjeste e Pep Guardiolës, kundërshtarit të mbrëmjes së nesërme. Të qeshura dhe momente të bukura për Chelsea, që beson fort tek arritja e suksesit të madh ndaj Manchester City. /abcnews.al