VIDEO/ Ylber Ramadani shfaqet si goleador, shënon në humbjen e Vejle BK

schedule22:15 - 3 Mars, 2021

schedule 22:15 - 3 Mars, 2021

Vejle BK u mundua të merrte një pikë në transfertë kundër Copenhagen dhe iu afrua këtij objektivi.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 2-1 dhe në fushë ishin edhe tre futbollistët shqiptarë të skuadrës mike.

Lundrim Hetemi, Arbnor Muçolli dhe Ylber Ramadani ishin të pozicionuar në mesfushë dhe ish-lojtari i Partizanit ia doli të shënonte.

Në minutën e 67-të Ramadani, i ndihmuar edhe nga një kundërshtar, e dërgoi topin në rrjetë dhe barazoi përkohësisht rezultatin, që ndryshoi sërish në favor të Copenhagen. /abcnews.al