VIDEO/ Xhixha “ashensori” i Laçit, spektakël pa fitues në Bylisi-Vllaznia

schedule15:58 - 3 Shkurt, 2020

schedule 15:58 - 3 Shkurt, 2020

Beteja të vërteta në Laçi dhe Ballsh. Gola të bukur dhe spektakël dhe në fund kanë festuar Laçi dhe Vllaznia. Kurbinasit mposhtën në shtëpi 1-0 Skënderbeun dhe u ngjitën në vendin e tretë, kurse Bylisi u ndal në barazim 2-2 me shkodranët në stadiumin “Adush Muçaj”.

Kategoria Superiore – Java 20
E hënë, më 3 shkurt, ora 14:00

Laçi-Skënderbeu 1-0
Shënues:
Xhixha 52′
Bylisi-Vllaznia 2-2
Shënues: Murataj 3′, Ndreca 7′ / Malota 2′, Lika 42′

Renditja në Kategorinë Superiore pas javës së 20-të

FITORJA E KURBINASVE – Në Laç ishte një ndeshje me sulme nga të dyja krahët, me Skënderbeun që herë pas herë edhe merrte kontrollin e lojës. Kombinimet në sulm ishin të bukur, por mungonin rastet e rrezikshme. Më konkrete skuadra e drejtuar nga Armando Cungu.

Xhixha goditi shtyllën, kurse Rapo ishte i pasaktë me një gjuajtje brenda zonës. Pa gola u mbyll pjesa e parë, kurse e dyta nisi me një rast të Gripshit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 52-të, kur Xhixha brenda zonës mposhti portierin Koliçi, i cili nuk lejoi më pas golin e dytë në disa raste.

BARAZIMI NË BALLSH- Takimi nisi vrullshëm, teksa për shtatë minuta u realizuan tre gola. Malota për miqtë mposhti portierin Isli Hidi, ndërkohë që vendasit shpërthyen dhe për një minutë barazuan me anë të kapitenit Murataj.

Katër minuta më pas ishte Ndreca, i cili me të majtën befasoi portierin Sherri dhe kaloi në epërsi skuadrën e Bylisit. Sulme të shumta të vendasve për të shënuar edhe golin e tretë, por pa sukses. Rastet nuk u munguan, por nuk ia dolën.

Në fund të pjesës së parë ishte Gilman Lika që realizoi një perlë për Vllazninë dhe i barazoi shifrat në 2-2. Më këtë rezultat u mbyll pjesa e parë dhe i gjithë takimi. Në fraksionin e dytë të lojës pati luftë të fortë sportive dhe tension, por jo gola. Bylisi pretendoi edhe për një penallti, por Kuka nuk mendoi ashtu dhe skuadrat morën nga një pikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!