VIDEO/ Xhaka feston kualifikimin, por një shqiptar e vuri në siklet Baselin

schedule21:14 - 14 Qershor, 2020

schedule 21:14 - 14 Qershor, 2020

Basel ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës, por nuk e ka pasur të lehtë me Lausanne. Taulant Xhaka ishte titullar për skuadrën e tij dhe festoi pas 120 minutash lojë, edhe pse ishte zëvendësuar pak minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Basel shënoi dy gola në fillim të pjesë së dytë dhe u mendua se gjithçka u mbyll aty, por ndeshjen e rihapi një sulmues shqiptar, Andi Zeqiri. Një nga më të spikaturit e Lausanne, realizoi golin e 15-të sezonal dhe një minutë më pas, skuadra e tij barazoi.

Basel u përpoq ta mbyllte çështjen e kualifikimit në kohën e rregullt, por nuk ia doli. Në minutën e 104-t, Wilder realizoi në portën e Lausanne dhe i dha kualifikimin skuadrës së tij në Kupën e Zvicrës. /abcnews.al