VIDEO/ Vuçiç lexon shqip dhe i kërkon gazetarit të ABC News ta korrigjojë

schedule09:59 - 5 Tetor, 2019

schedule 09:59 - 5 Tetor, 2019

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç takoi gjatë ditës së djeshme kandidatët e Listës Serbe në Beograd duke lexuar gjithashtu edhe një dokument të Komsionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë.

Mes të tjerash, Vuçic lexoi shqip: “Lista e kandidatëve dhe subjekteve politike..”

 

Pasi përfundoi, Vuçiç iu drejtua gazetarit të “Abc News”, Idro Seferi duke e pyetur: Hë, a lexova mirë shqip?

Më pas Vuçiç vijoi në serbisht duke thënë: A po e sheh? Edhe unë mund të mësoj diçka ashtu siç edhe ti në serbisht, por nuk jam aq i talentuar sa Nenad Rashiç dhe Rada Trajkoviç”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!