Një i ri u vra me armë zjarri në një atentat pranë ish-Kinostudios në Tiranë. Viktima është 28-vjecari Mario Majollari. Sipas policisë, ai u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar. Krimi ndodhi në një rrugicë të zonës, që lidhet me rrugën “Aleksandër Moisiu”, pranë shtëpisë së viktimës.
Policia që shkoi në vendngjarje sekuestroi prova të ndryshme që do të ndihmojnë në zbardhjen e krimit. Uniformat blu ngritën pika kontrolli në zonë, si dhe në të gjitha rrugët lidhëse me vendin e ngjarjes.
Nuk ka ende të dhëna për autorët e kësaj vrasje, por policia bëri të ditur se ka shoqëruar disa persona, të cilët mund të ndihmojnë me dëshmitë e tyre për zbardhjen e krimit.
Sipas burimeve nga policia, viktima Marjo Majollari ishte kthyer nga Belgjika në Tiranë rreth 2 javë më parë.
Marjo Majollari dyshohet se mund të jetë vrarë për shkak të hakmarrjes. I ati i tij, Avni Majollari, është dënuar me burg përjetë ne 2001 për vrasjen e dy personave Armando Nelajt dhe Ilir Gjuzit, te ndodhur në vitin 2000 në segmentin rrugor Tiranë – Dajt./abcnews.al