Vllaznia e nisi mirë ndeshjen kundër Besëlidhjes, duke shënuar që në minutën e 15-të. Arsid Kruja realizoi golin e parë të ndeshjes, me një goditje nga jashtë zone.
Të njëjtën gjë bëri më pas për Vllazninë Herald Marku, i cili realizoi një nga golat më të bukur të këtij sezoni, me një goditje potente nga më shumë se 30 metra.
Besëlidhja nuk u dorëzua dhe ia doli ta hapte ndeshjen me anë të Milan Djordevic. Goli i serbit tregoi qartazi problemet në mbrojtje të Vllaznisë dhe pse shkodranët e mbyllën kampionatin në vendin e tetë. / abcnews.al
Vllaznia-Besëlidhja 2-1
Shënues: Kruja 15’, Marku 19’ / Djordevic 33’
VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku,,Sidorenco, Junior. Trajner: Hysen Dedja
BESËLIDHJA: Vukasinovic, Fetaj, Dibra, Moçi, Rustemaj, Hepaj, Cokic,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Djordjevic. Trajner: Elvis Plori

