Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Vllaznia siguron Superioren me “tris”, dorëzohet Besëlidhja

schedule20:49 - 2 Gusht, 2020

schedule 20:49 - 2 Gusht, 2020

Vllaznia mbetet në Superiore, kurse Besëlidhja duhet të provojë sërish për t’u rikthyer në elitën e futbollit shqiptarët. Shkodranët kanë triumfuar me rezultatin 3-1 dhe në fund kanë festuar një fitore që e kishin detyrim dhe që nuk i ngarkon me barrën e rënies nga kategoria për të dytën herë në vitet e fundit.

Vllaznia e kishte të qartë objektivin dhe e nisi ndeshjen në sulm. Dëshira e tyre për t’u shënuar u konkretizua me gol që në minutën e 15-të, kur mesfushori Arsid Kruja goditi saktë nga jashtë zone dhe befasoi portierin Vukasinovic.

Perla u shënua katër minuta më pas, kur Herald Marku vendosi të nxjerrë nga repertori i tij një perlë. Rreth 35 minuta distancë nuk e trembin mesfushorin, i cili me të majtën e tij e detyroi portierin e Besëlidhjes ta nxirrte topin nga rrjeta për të dytën herë.

Festa e Vllaznisë u prish përkohësisht nga Milan Djordjevic, i cili shënoi një gol që nxori në pah problemet në mbrojtje të kuqebluve. Vendasit u përpoqën të shënonin golin e tretë që në pjesën e parë dhe rrezikuan në dy momente, por pa sukses.

Sulmet e Vllaznisë nuk u ndalën edhe në fraksionin e dytë të lojës. Goli i sigurisë vonoi. Gilman Lika, kapiteni i shkodranëve, me një goditje në hyrje të zonës i dha qetësinë e duhur skuadrës së tij, që deri në fund e ruajti rezultatin dhe me shifrat 3-1 mundi Besëlidhjen dhe siguroi qëndrimin në Kategorinë Superiore. /abcnews.al

 

VLLAZNIA: Efremov, Gurishta, Malota, Adili, Shtubina, Lika, Krymi, Kruja, H.Marku,Sidorenco (Zogaj 60’), Silvio Junior (Hygor 84’). Trajner: Hysen Dedja

BESËLIDHJA: Vukasinovic, Fetaj, Dibra, Moçi (Merdini 82’), Rustemaj, Hepaj, Cokic,Bushi, Përgjoni, Hoxha, Djordjevic. Trajner: Elvis Plori

GJYQTARË: Laver Alla, Ilir Tartari, Devis Koreshi, Blerim Ziri; KARTONË TË VERDHË: Shtubina 85’ / Bushi 12’, Hepaj 43’, Dibra 82’

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!